Erik Andersson ka një nuhatje të habitshme për biznesin. Bashkëpronari i restorantit “Spill” në Malmo iu shërben klientëve të tij vetëm pjata me përbërës që nuk janë shitur dot, ose rrezikojnë të hidhen.

Ecuria e lokalit është si më së miri, por vet ai shprehet se “shpreson ta mbyllë biznesin brenda 5 vitesh”. Sipas tij, ky eksperiment do të thoshte se “do të kishim një sistem funksional, antishpërdorim”.

“I jep për të ngrënë lopës, e ther, e përgatit për ta shitur, por mbetet aty dhe duhet hedhur. Për mua kjo është e papranueshme, e gabuar”, thotë Andersson.

Megjithatë, klientët janë të kënaqur. Ushqimi atyre u shijon dhe ajo që i entuziazmon edhe më shumë, nga risia që ky restorant sjell, është zgjidhja për të cilën kemi nevojë: shpërdorojmë kaq shumë ushqim, përse të mos bëjmë diçka të tillë, të jashtëzakonshme?

Malmo është një qytet plot me nisma të tilla. Nga pistat e gjata për çiklistët, e deri te dyqanet që shesin pa paketim, por me peshë.

Zyrtarët lokalë thonë se duan të bëhen një nga qytetet më të gjelbër të botës.

“Ushqimi për shembull synohet të bëhet i tëri organik deri në vitin 2020 dhe duam të reduktojmë emetimet e lidhura me prodhimin e ushqimeve me 40 për qind”, thonë ata.

Restorante si ai i Anderssonit janë hapur edhe në Stokholm, në Holandë e Belgjikë, si dhe në Britani.

Top Channel