Dështimi i Vuçiç për Kosovën, ekspertët: Po përpiqet t’ia kalojë përgjegjësinë kryeministres

25/09/2018 19:06

Deklarata e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç se “politika e tij ka pësuar disfatë” po interpretohet si përgatitje për kalimin e përgjegjësisë së dështimit tek opozita, kryeministrja Ana Bërnabiç ose një palë e tretë.

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike, me seli ne Beograd, Dushan Janjic i tha agjencisë se lajmeve Beta se pohimi i presidentit serb është një “vlerësim shumë i fuqishëm” që nuk nënkupton dalje nga procesi i dialogut, por dështimin e politikës së orientuar tek mundësitë e brendshme.

Nuk ka asnjë politikë zyrtare, shprehet ai, opinion nuk është njoftuar dhe bisedimet me Prishtinën zyrtare kanë ngecur.

Vuçiç deklaroi se linja e ndjekur prej tij në 5 vjet për ta rikthyer çështjen e Kosovës në tryezën e bisedimeve, ka dështuar.

Sipas kreut të shtetit serb, shumë ‘lojtarë’ nga perëndimi nuk duan që Serbia të përzihet në Kosovë dhe kjo është rrjedhojë e “politikës katastrofale dhe të papërgjegjshme që është ndjekur në të kaluarën”.

Ne e kemi larguar veten nga Kombet e Bashkuara në 2010-ën, ishte komenti Vuçiç. E kemi gjykuar veten në opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Në vitin 2011 kemi vënë kufirin ndërmjet serbëve në Jarinjë, kujtoi ai. Vuçiç, e ka shpallur politikë të tij vënien e kufijve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve që nënkupton ndarjen tokësore të Kosovës.

Top Channel