Arrestimi i kreut të Hipotekës në Shkodër, reagon ministrja e Drejtësisë

25/09/2018 19:21

Ditën e sotme u vu në pranga kreu i Hipotekës në Shkodër, Zamir Leka, pas një urdhri të Prokurorisë, i cili dyshohet për korrupsion. Për këtë rast pati edhe një reagim nga ana e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Ministrja përshëndeti arrestimet, duke thënë se është një fryt i bashkëpunimit mes prokurorisë dhe policisë.

“Jo vetëm në rastin e Shkodrës, por në një sërë operacionesh ditët e fundit janë fryt i një bashkëpunimit mes prokurorisë dhe policisë”, tha Gjonaj.

Ministrja u shpreh se angazhimi do të vijojë edhe më tej. “Ky angazhim do të vijojë me reagime konkrete, do të goditet kushdo që abuzon me detyrën”, tha Gjonaj.

Top Channel