Mbrëmjen e sotme starton edicioni i 11 i Procesit Sportiv, me një tjetër fytyre të re dhe mënyrë prezantimi,. Përkrah Eduard Manushit do të jetë prezantuesja simpatike Nevina Shtylla dhe sëbashku nga kjo e hënë deri në qershor do paraqesin gjithçka ndodh me aktivitetet sportive në vend dhe jo vetëm. Një emision i përqendruar me analiza dhe spektakël paralelisht, karakteristikat që e kanë bërë procesin sportiv emisionin më të ndjekur e më të dashur të teleshikuesve.

“Është një proces ekspres, do të jemi më të kufizuar në kohë, do ta të bëjmë analizën më të detajuar. Futbolli është preteksti, por jo vetëm. Ajo do të jetë kryefjala, por ka vend përtej futbollit, nuk do të mungojnë edhe sportet e tjera”, u shpreh Manushi.

Mbrëmjen e sotme starton edicioni i 11 i Procesit Sportiv, me analizat dhe përcjelljen e aktiviteteve të ndryshme sportive vendase dhe gjithçka ndodh me sportin në mbarë botën, në një tjetër formë.

Ky sezon do të jetë special për sa i përket përmbajtjes dhe formës së trajtimit të temave, gjithçka më e përqendruar dhe më teknike, por pa i humbur spektaklin që karakterizon një nga emisionet sportive më të dashur dhe më të ndjekur nga teleshikuesit.

“Ne duam një gocë inteligjente, siç është rasti i Nevinës. Sonte Procesi në një version modern”, u shpreh Eduard Manushi, prezantues i Procesit Sportiv.

Sëbashku me Eduard Manushin në këtë sezon të ri të Procesit Sportiv do të jetë prezantuesja Nevina Shtylla, e cila shprehet entuziaste për këtë aventurë të re.

“E mirëpres këtë frymë bashkëpunimi. Kam përshtypjen se do të dalë akoma edhe më produktive. Ndjehem mirë, mezi pres të nisim”, shprehet”, Nevina Shtylla, prezantuese e Procesit Sportiv.

Top Channel