Protestë për shkollën, banorët në Mengël: Të hapet. Por godina është e dëmtuar nga tërmeti

24/09/2018 19:52

Nxënës dhe prindër të fshatit Mengël në Elbasan kanë protestuar sërish të hënën duke kërkuar hapjen e shkollës 9-vjeçare të fshatit e dëmtuar nga një tërmet një vit më parë.

Prindërit dhe nxënësit protestues hapën më forcë derën e shkollës dhe kanë hyrë brenda duke kërkuar që edhe mësuesit të shkojnë dhe të zhvillojnë procesin mësimor.

Protesta e prindërve mbështetet nga PD ndërkohë që Bashkia e Elbasanit edhe një herë ka kërkuar të mos politizohet çështja dhe të mos rrezikohen fëmijët.

Sipas specialistëve, shkolla e Menglit ka nevojë për rikonstruksion forcues të strukturave pasi rrezikon të shembet. Në të tillë situatë nxënësve u është siguruar transporti falas deri në shkollat e qytetit. Prej një jave 200 nxënës të kësaj shkolle e kanë bojkotuar procesin mësimor.

Top Channel