Ikën vera, vjen vjeshta. Nis ulja e temperaturave, të martën zbresin deri në 10 gradë

24/09/2018 15:53

Stina e verës duket se u mbyll këtë të hënë. Të martën, merrni masa për të veshur këmisha apo bluza me mëngë të gjata, pasi meterologët parashikojnë një rënie të ndjeshme të temperaturave nga 5 deri në 10 gradë celcius, nga zonat qendrore në ato veriore.

“Nga dita e martë e deri të premten parashikohet një mot i ftohtë dhe i kthjellët. Temperaturat do të kenë një rënie prej 4-5 gradësh mbrëmjen e së hënës. Në veri do të ketë një rënie më të theksuar temperaturash, nga 8-10 gradë”, thonë meterologët.

Temperaturat e ngrohta rikthehen sërish në fundjavë, por jo më për të shkuar në plazh. Zyrtarisht futemi në stinën e vjeshtës me kapriçot e veta të motit.

“Nuk do të ketë më temperatura mbi 30 gradë celcius”, thonë meterologët.

Ndryshimi i motit nis që në orët e pasdites së vonë të së hënës, pasi fillon erë e fuqishme që do të vijojë edhe gjatë natës dhe në disa zona do të ketë edhe reshje shiu.

Top Channel