FIFA jep sot çmimin “The Best”, Messi e Cristiano bojkotojnë

24/09/2018 10:59

Sot, në orën 20:00, në Londër do të zhvillohet ceremonia e FIFA-s ku do të jepet çmimi “The Best” për futbollistin më të mirë të vitit.

Cristiano Ronaldo, një nga tre të nominuarit për këtë çmim, nuk do të jetë prezent. Arsyeja duket se është agjenda e ngjeshur e Juventusit, që dje në mbrëmje luajti ndaj Frosinones, ndërsa të mërkurën ka një tjetër sfidë në Serinë A.

Mungesë në këtë ceremoni do të jetë edhe Leo Messi, i cili i ka komunikuar Barcelonës se nuk shkon dot në Londër për arsye personale.

Luka Modric, Cristiano Ronaldo dhe Mohammed Salah janë të nominuarit për çmimin “The Best”.

Kështu, në ceremoni nuk do të jetë asnjë prej dy lojtarëve që në 10 vitet e fundit kanë dominuar çmimet e FIFA-s dhe France Football.

Top Channel