Roma dhe Lazio u shfaqën në kontrast me njëra-tjetrën në këtë javë të Serisë A.

Verdhekuqtë vazhdojnë me krizën e rezultateve pasi u mundën edhe nga Bologna që përveçse regjistroi fitoren e parë, por shënuan edhe dy golat e parë në këtë sezon.

Mattiello dhe Santander ishin ata që ndëshkuan skuadrën e Di Francescos, ndërkohë që skuadra tjetër romane, Lazio shkatërroi Genoan me rezultatin e thellë 4-1.

Caicedo, Immobile dy herë dhe Milinkovic ishin autorët e golave për Lazion, ndërkohë që xhenovezët shënuan golin e nderit me Piatek.

Top Channel