Unë vuaj nga depresioni… “Exclusive” sjell sonte problematikën me shëndetin mendor

23/09/2018 12:27

Shëndeti mendor i shqiptarëve është më shumë se aktualitet, në kushtet kur mjekët psikiatër me përvojë pohojnë që gati gjysma e shqiptarëve lëvizin me antidepresivë në xhep, nga më i lehti tek më i rëndi, atëherë themi që kemi të bëjmë me një emergjencë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton se një në 4 persona preket nga çrregullime të shëndetit mendor përgjatë jetës.

Një person i prekur nga çrregullime të mendjes e ka më të lehtë të dëgjojë këshillat e një fqinji, të afërmi apo një shoku sesa të drejtohet tek mjeku. Farmacitë, nga ana tjetër, i lëshojnë pa kriter dhe recetë medikamentët. Persona e prekur i tremben më shumë damkosjes sesa vetë sëmundjes. Vetëm në 2017 në 4 spitalet psikiatrike të vendit rezultojnë të jenë shtruar rreth 3000 njerëz.

Njerëzit e prekur janë mes nesh. Sonte në mbrëmje në “Exclusive” do të sjellim histori sa të padëgjuara aq edhe të hasura në përditshmërinë tone, në shtëpi, punë, shkollë e shoqëri.

Top Channel