Java e Pestë e Kategorisë Superiore mbyllet sot me 2 ndeshje; Kastrioti-Laçi dhe Kukësi-Kamza.

Skuadra kurbinase në 4 javët e para të kampionatit nuk ka pësuar asnjë humbje dhe në transfertën me skuadrën krutane do të kërkojë të konfirmojë formën e saj të mirë.

Nga ana e tij Kastrioti, pas fitores me Luftëtarin në fillimin e kampionatit, nuk ka mundur të bëjë asgjë tjetër dhe është një ndër skuadrat që ka pësuar më shumë gola.

Në 18:45 do të luhet ndeshja mes Kukësit dhe Kamzës. Skuadra e Kukësit do të kërkojë të fitojë për t’i qëndruar pranë Partizanit dhe Skënderbeut.

Përballë do të ketë Kamzën që drejtohet pikërisht nga Klodian Duron me këtë të fundit që do të jetë kundër ish skuadrës së tij. Kamza vjen në këtë ndeshje me moralin e lartë pas fitores së javës së kaluar ndaj Kastriotit dhe tani kërkon t’i shkaktojë dëme Kukësit të Armando Cungut.

Top Channel