Policia e Elbasanit ka identifikuar brenda një kohe rekord autorin e dyshuar që qëlloi me armë zjarri në ajër tek vendi i njohur si te ‘Shinat e trenit’.

Agjentët e kanë shpallur në kërkim dhe forca të shumta janë vënë në ndjekje të autorit A.S, 34 vjeç, nga Elbasani.

Raportohet se ai i ka dalë përpara me armë në dorë një personi që lëvizte me makinë, me cilin pati një konflikt të momentit.

Bëhet e ditur se nga 2 të shtënat në ajër nuk ka dëmtime në njerëz apo dëme materiale.

Top Channel