Një ditë pas kallëzimit të Arta Markut për shpërdorim detyre , demokratët i kërkuan Prokurorisë së Tiranës të hetojë lidhjet e Kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme me zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste përfshi kryeministrin Edi Rama.

“Cilat janë lidhjet direkte apo indirekte të Arta Markut me Edi Ramën. Çfarë komunikimesh ka Arta Marku me Engjëll Agaçin dhe si kanë ndikuar ato në shkatërrimin e hetimeve për “Tahirin” dhe zvarritjen e çështjes “Shullazi”. Çfarë i kanë kërkuar kryeprokurores Fatmir Xhafaj, Ulsi Manja, Ermonela Felaj apo ndonjë deputet tjetër socialist. Hetimet duhet të qartësojnë a ka patur kryeprokurorja kontakte me avokatët apo të dërguar të Emiljano Shullazit. Gjithashtu, është po aq e rëndësishme të hetohet me shpëjtësi baza ligjore për çdo emërim, lëvizje, transferim në prokurori, që nga koha kur në krye të saj është Arta Marku”, thotë Alibeaj.

Në padinë e depozituar një ditë më parë Partia Demokratike e akuzon Arta Markun për dështimin e hetimeve ndaj ish ministrit Saimir Tahiri dhe shpërbërjen e ekipit te prokuroreve që nxori para drejtësisë, Emiljano Shullazin. Për këtë arsye demokratët kërkojnë pezullimin nga detyra dhe nisjen e menjëhershme të hetimeve ndaj numrit 1 të organit te akuzës

Top Channel