Lioni do të luajë pa tifozë ndeshjen e radhës së Ligës së Kampioneve.

Komisioni i Apelit në UEFA refuzoi apelin e bërë nga skuadra franceze kundër dënimit të saj për trazirat e ndodhura gjatë ndeshjes me CSKA-në e Moskës, dënim që e detyron atë që të luajë një ndeshje me dyer të mbyllura dhe një gjobë prej 100 mijë eurosh.

UEFA konfirmoi ditën e premte vendimin e saj në lidhje me dënimin e klubit francez për ngjarjet e muajit mars, kur Lioni u eliminua nga Europa League.

Shfaqja e tymosëseve që sollën edhe trazira në shkallët e stadiumit dhe sjelljet raciste ishin disa prej motiveve që dënuan Lionin me dy ndeshje pa tifozë, por dënimi do të zbatohet në njërën prej këtyre ndeshjeve nëse do të ketë përsëritje të rasteve të dhunës.

Top Channel