“Shiko Kush Luan” kthehet në ekranin e Top Channel. Pak ditë na ndajnë nga “show” më atraktiv

21/09/2018 17:35

Edhe pak ditë dhe “Shiko Kush Luan” kthehet sërish në ekranin e Top Channel, në sezonin e tij të dytë.

Nën autorësi të plotë dhe moderim, Luana Vjollca do të rikthehet në ekranin e të gjithë shqiptarëve të shtunave mbrëma.

Cilat janë surprizat e këtij sezoni të dytë në “Shiko Kush Luan”? Të ftuarit? Do të ketë lojra, muzikë, argëtim?

Për të gjitha pyetjet që mund t’ju vijnë në mendje, edhe pak ditë na ndajnë nga “show” më atraktiv dhe me rekord në shikueshmëri sezonin e parë!

Top Channel