Gjermani, koalicioni qeverisës sërish në rrezik

21/09/2018 12:59

Koalicioni në Gjermani është prapë në rrezik. Përpara tre ditësh CDU, CSU dhe partia socialdemokrate ranë dakord që Hans Georg Maaßen, presidenti i Mbrojtjes Kushtetuese, një shërbim sekret gjerman që vëzhgon ruajtjen e dokumentit themeltar, të largohet nga posti.

Arsyeja ishin deklaratat e tij mbi trazirat e ekstremistëve të djathtë, se nuk ka pasur gjueti ndaj të huajve dhe vënia në dyshim e vërtetësisë së një videoje, ku ekstremistë sulmojnë të huajt.

SPD ishte partia që kërkoi largimin e Maaßen nga posti. Por ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer shpjegon DW, i cili fillimisht e mbrojti vartësin e tij, pas konsultimeve në koalicion e mori atë në ministri.

Posti i ri është praktikisht më lart se i vjetri dhe Maaßen këtu do të paguhet më shumë. Kjo ka ngjallur zemërimin e socialdemokrateve, në mesin e të cilëve janë ngritur zëra që vënë në dyshim bashkëqeverisjen.

Kryetarja e partisë, Andrea Nahles njoftoi se diskutimet brenda forcës politike të drejtuar prej saj po vazhdojnë, dhe shprehet optimiste se do të gjendet një linjë e përbashkët. Por krisje ka, dhe Nahles u detyrua ta pranonte se Maaßen e ka futur në vështirësi të mëdha koalicionin qeverisës në Gjermani.

Këta zëra ankohen jo vetëm për masën, por edhe per vete Seehoferin, për të cilin thonë se është duke humbur çdo lloj mase dhe po e çon vendin në krizë shtetërore.

Top Channel