“Pozicioni amerikan për Kosovën nuk ka ndryshuar, ajo mbetet vend mik i Shteteve të Bashkuara”.

Ambasadorja amerikanë në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, i beri këto komente pasi u pyet nga gazetarët mbi qëndrimin e Uashingtonit në vazhdën e deklaratave të mëhershme të këshilltarit për siguri kombëtare John Bolton, i cili tha “nëse të dyja palët arrijnë marrëveshje, Shtetet e Bashkuara nuk e përjashtojnë rregullimin territorial”.

Përgjigja e Hayleyt ishte e mjaftueshme për të sqaruar një herë e mirë se çfarë pozicioni ka Amerika në lidhje me çështjen më të nxehte të momentit në Kosovë.

Ajo qe po dëgjoni është ajo që kemi thënë gjithmonë, u shpreh diplomatja. Ne gjithmonë e kemi çmuar Kosovën, dhe e vlerësojmë si shtet mik dhe kështu do të mbetet edhe në të ardhmen. Mund të ketë zëra individual në administratë që flasin, por kur flasim si administratë, do të flasim me një zë të vetëm dhe kështu do të jetë”, shtoi ajo.

Që nga deklarata e Bolton, zyrtarë amerikan kanë ritheksuar se “Shtetet e Bashkuara duan t’u japin hapësirë të dyja palëve që të gjejnë një zgjidhje “krijuese”, e cila te jetë e qëndrueshme, e zbatueshme dhe do të çojë përpara sigurinë. Hayley shpjegoi gjithashtu pikat kryesore të axhendës javën e ardhshme kur kryetarët e shteteve të botës do të mblidhen në Asamblenë e Përgjithshme.

I pranishëm do te jete dhe Donald Trump. Nga të dhënat e deritanishme nuk është dërguar deri tani asnjë lloj sinjali se mund të vendoset diçka për Kosovën. Hashim Thaçi ka njoftuar se në kuadër të Asamblesë do të takohet me Trump.

Një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga pala amerikane ose nga OKB. Por Haley sqaroi se takime të ndryshme do të zhvillohen në kuadër të samitit.

Top Channel