Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës. Shkaku? Diplomimi i studentëve

20/09/2018 19:11

Trafik tejet i ngarkuar në autostradën Durrës-Tiranë, nga Durrësi deri te Mbikalimi i Fllakës.

Shkak është bërë ceremonia e diplomimit të studentëve të UAMD-së, që ishte parashikuar në orën 18.30, por që nuk ka nisur ende për shkak të fluksit të madh të automjeteve në drejtim të vendit ku do të zhvillohet ceremonia.

Megjithë praninë dhe ndërhyrjen e forcave policore të qarkullimit qarkullimi nuk po normalizohet.

Top Channel