Një 21-vjeçar është arrestuar për armëmbajtje pa leje në Kavajë, ndërsa i vëllai dhe djali i xhaxhait të tij u arrestuan për “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Nga policia e Kavajës bëhet e ditur se Jurgen Merkja u kap me armë zjarri, ndërsa i vëllai Emiljano Merkja, 32 vjeç, dhe kushëriri i tyre Besim Merkja, 23 vjeç u arrestuan për “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Arrestimi i tyre u bë pasi në shëtitoren “Josif Budo “, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin Jurgen M., dhe pasagjer shtetasit, Emiljano Merkja, dhe Fatbardh Merkja, , u gjet dhe bllokua një armë zjarri e cila posedohej nga 21-vjeçari, ndërkohë që dy shtetasit e tjerë janë munduar para shërbimeve të Policisë të merrnin përsipër posedimin e armës.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: armë zjarri tip “Pistoletë” me një krehër me 10 fishekë; 4 aparate celular; mjeti tip “BMW”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga neni 278 në ngarkim të shtetasit J. M., dhe për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve E. M., dhe F. M.

Top Channel