Gjatë orëve të natës, është tentuar të digjet dera e jashtme e Bashkisë Librazhd. Menjëherë Zjarrfikesja dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.

Si pasojë e flakëve është djegur pjesërisht dera e jashtme e Bashkisë Librazhd.

Falë punës të mirëorganizuar dhe hetime të kryera nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, në kohë rekord është bërë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasi Artan Balla, 45 vjeç, banues në Librazhd.

Grupi hetimor vazhdon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Top Channel