Nën dyshimin se ka ndërhyrë tek një prokuror i Prokurorisë së Tiranës, policia e kryeqytetit ka arrestuar paraditen e së enjtes avokaten Donata Lepenica.

Top Channel mëson se avokatja Lepenica kishte marrë para për të ndërhyrë në një çështje në Prokuorinë e Tiranës.

Arrestimi është në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku burimet bëjnë me dije se Lepencia kishte marrë 2 mijë euro ryshfet për të ndërhyrë te prokurori i çështjes P:H, i cili po ashtu ai tashmë është nën hetim nga Krimet e Rënda.

Javën e kaluar oficere te krimeve te renda sekuestruan pamjet e kamerave të sigurisë në prokurorinë e Tiranës.

Top Channel