“Top Story”/ AKZM i jep me qira Gener 2, 4.1 hektarë pyll për vetëm 72 mijë lekë/muaji

19/09/2018 21:28

Palë me shkeljet janë bërë edhe institucionet shqiptare. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, institucioni që duhet të mbrojë Parkun Kombëtar të Valbonës, në fakt ka bërë të kundërtën.

Kjo agjenci ka lëshuar me qira një pjesë të Luginës së Valbonës, për kompaninë që po ndërton HEC-et, Gener 2.

Qiraja për 4.100 hektar tokë ose 41 milion m2, i është dhënë kompanisë koncesionare për vetëm 72 mijë lekë të reja në muaj, një shifër qesharake, kjo e barazvlefshme me qiranë e një apartamenti prej 100 m2, në Tiranë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel