Bayern Munchen, Manchester United, Real Madrid dhe Juventus arritën t’i fitojnë takimet e tyre, ndërsa zhgënjimi i mbrëmjes ishte Manchester City.

Bayern fitoi në transfertë, 0-2 ndaj Benfikës, ndërsa Manchester United tregoi forcën përballë Yang Boys, duke u shënuar tre herë.

Reali u duk sikur ishte në një seancë stërvitore ndaj Romës, duke i shënuar tre gola në shtëpi, ndërsa edhe Juventusi, pavarësisht daljes me të kuqe të Ronaldos, mori 3 pikë nga transferta e Valencias, me dy penallti të Pjaniç.

Top Channel