Sony do të risjellë PlayStation-in e parë që ka nxjerrë në shitje, por kësaj radhe në miniaturë.

PlayStation Classic do të jetë 45% më i vogël në krahasim me modelin origjinal, me tre butonat Power, Reset dhe Open, me funksionet që kanë pasur më parë.

Lojërat e disponueshme në këtë konsolë të vogël do të jenë Final Fantasy VII, Jumping Flash, R4 Ridge Racer Type 4, Tekken 3 dhe Wild Arms.

PlayStation Classic do të ketë një çmim prej 100 eurosh dhe do të jetë i disponueshëm duke nisur nga data 3 dhjetor.

Top Channel