Librazhd, ndërron jetë punëtori i mirëmbajtjes së rrugës; arrestohen 3 persona

19/09/2018 09:46

Policia e Librazhdit ka arrestuar 3 persona me akuzën e “shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi më datë 17 të këtij muaji, në fshatin Xhyrë të Librazhdit, duke punuar në ambientet e brendshme të firmës, është aksidentuar me pasojë vdekje punonjësi 24-vjeçar me iniciale D. L.

Të arrestuarit janë Kostandin Capo (41 vjeç), Fatmir Belba (26 vjeç) dhe Veledin Memelli (66 vjeç).

D.L., banues në Pogradec, ishte punëtor i mirëmbajtjes së rrugës. Gjatë punës në fshatin Xhyrë ai ra në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë gjeti vdekjen.

Top Channel