Ata që sot dhunojnë natyrën, nuk kanë kursyer dhunën as ndaj gazetarëve që po raportonin në Valbonë.

Ekipi i Top Story u sulmua nga punonjës të kompanisë së Gener 2, të cilët tentuan edhe dëmtimin e provave filmike.

Kasmet Ponari, aktivisti nga Tropoja për mbrojtjen e Valbonës, i cili shoqëronte ekipin e xhirimit, tregon detajet e konfrontimit fizik.

“Ne realisht të tërë ishim në rrugë. Nuk ishim as në zonë, apo private. E të mos harrojmë se kjo është një zonë publike, është Park Kombëtar. Vjen punonjësi i Gener 2, punonjës i sigurisë, duke i sharë. S’kemi kuptuar gjë, vetëm kur ka kapur me dhunë një prej gazetarëve dhe e ka hedhur në tokë”, tregon ai.

Top Channel