Mëngjesin e së mërkurës, rreth orës 08:15, një 27-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor në fshatin Aranitas të Mallakastrës.

Shtetasi me iniciale P.Z., banues në Ballsh, duke drejtuar mjetin tip Opel ka humbur kontrollin e tij dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ai ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal Fier.

Nga ky aksident ka mbetur i plagosur edhe 31-vjeçari me iniciale A.Z., pasagjer në mjet.

Top Channel