Disa mjekë e punonjës të spitalit të shkodrës janë arrestuar ndërsa të tjerë janë shpallur në kërkim nën akuzën për shpërdorim detyre.

Pas një hetimi dymujor te Prokurorisë Shkodër në bashkëpunim me drejtorinë e policisë me kërkesë të Prokurorisë Shkodër u caktua masa arrest me burg dhe u pezullua nga detyra mjeket Perparim Cela, Luan Dragusha, farmacistja Karmen Kaculini dhe infermeririn Renato Kepi.

Masa arrest në shtëpi u dha për Amanda Matlija, Juliana Zhuri dhe Albana Mehmetaj me detyrë anëtarë të komisionit të marrjes në dorëzim, kolaudimit të cilët rezulton se kanë marrë në dorëzim medikamentet për repartin e Hemodinamikës në kundërshtim me kushtet e kontratave të lidhura në vitin 2016-2017.

Të gjithë këta persona ne kundërshtim me detyrën i kanë kërkuar Ministrisë së Shëndetesisë për periudhën shtator-dhjetor 2016, një sasi shume te madhe 400 stendash (kateter, koronare dhe sete kirurgjikale te kardikirurgjise etj) jashtë çdo kriteri, apo kapaciteti që ky spital ka. Nga verifikimet e kryera rezulton se për vitin 2016 janë lidhur 6 (gjashtë) kontrata për blerje barnash dhe materialesh për kabinetin e Hemodinamikësm, shërbimi i kardiologjisë, me një vlerë prej 34.492.870 lekësh, përfshi këtu edhe kontratat për mirëmbajtjen e materialeve të blera.

Sipas prokurorisë Ky spital nuk ka pasur asnjë mundësi akomodimi dhe resurse njerëzore, mjek etj, të realizonte kaq shume ndërhyrje sa stenda, e material të tjera ka blere. Për këtë periudhe kohore ky spital ka realizuar vetëm 3 ndërhyrje. Pra, në fund të vitit 2016, në magazinën, farmacinë e spitalit ka pasur një gjendje stendash, 397 stenda të cilat nëse do të kishin standartet e kërkuara nga ligji duhet te plotësonin nevojat për vitin pasardhës vitin 2017, e shume vite te tjera.

Për vitin 2017 janë lidhur 6 (gjashtë) kontrata për blerje barnash dhe materialesh për kabinetin e Hemodinamikës, Planifikimet dhe blerjet për vitin 2017 prej 700 stenda janë bërë duke mos patur parasysh gjëndjen e stokut, afatin e tyre të skadencës së materialeve, kapacitetin e spitalit, ndërhyrjet e planifikuara për atë vit etj.

Nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë pasi është pranuar kërkesa e Spitalit Rajonal Shkodër janë zhvilluar procedurat e tenderimit të materialeve mjekësore dhe dokumentacioni përkatës pas shpalljes së fituesit është përcjellë në Spitalin Rajonal Shkodër me qëllim lidhjen e kontratës dhe marrjen e materialeve në dorëzim.

Top Channel