“Sherr” në regbi, vëllai i sportistit futet në fushë për ta mbrojtur

18/09/2018 13:16

Stad Fronse kanë fituar ndaj Tulon në Francë në kampionatin e regbisë të zhvilluar fundjavën e shkuar.

Por në një sport të tillë fizik shpesh erë ka edhe ngjarje të pakëndshme. Në një moment gjakrat janë nxehur mes dy lojtarëve të skuadrave në fushë dhe menjëherë janë përfshirë edhe lojtarët e tjerë të skuadrave në përpjekje për të qetësuar situatën.

Por gjithçka me sa duket është acaruar kur në fushë ka zbritur edhe vëllai i njërit prej lojtarëve.

Situata është tensionuar ndjeshëm nga gjaknxehtësia e tepruar e të vëllai të Julian Saveas, por për fat nuk ka patur kontakte të tjera fizike.

Top Channel