Rrugë të reja me pagesë, Gjiknuri: Do të varet nga kostot e mirëmbajtjes

18/09/2018 14:31

Rruga e Kombit u bë e para rrugë me pagesë në Shqipëri, por shumë shpejt kostot në rritje të mirëmbajtjes mund të çojnë që edhe rrugë të tjera në vend t’i nënshtrohen sistemit të pagesave të kalimit. Ministri Infrastrukturës, Gjiknuri ata që përdorin rrugën duhet të paguajnë më shumë.

Kush do jenë rrugët e tjera me pagese? Tani për tani kjo nuk është përcaktuar, edhe pse ka një studim për kostot e tarifimit të rrugëve aktuale në Shqipëri. Gjithçka do të varet nga kostot e mirëmbajtjes.

Ndërkohë, 16 milionë dollarë të tjera u miratuan si kredi nga komisioni i ekonomisë për të mbyllur ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Kosto është rritur me gati 44% më shumë se vlera e tenderuar duke shkuar në 450 milionë dollarë dhe kjo sipas Gjiknurit lidhet me gabimet në projektim. Me kredinë e fundit përfundimi i këtij duhet të bëhet brenda vitit.

Sipas ministrit të Infrastrukturës për ndërtimin e rrugëve që konsiderohen si gjurmë të reja zgjidhja më e mirë do të ishte formula PPP.

Por për Erjon Braçen, rritja e kostove në Rrugën e Kombit, dhe në atë Tiranë-Elbasan nuk duhen marrë si shembull.

Për rritjen e kostove të rrugës Tiranë-Elbasan ka nisur një procedim penal për ish-zyrtare të ARRSH, por deri tani hetimet nuk kanë përfunduar.

Top Channel