Maradona e nis me fitore, ylli argjentinas fillon aventurën si trajner në Meksikë

18/09/2018 12:59

Ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme aventura e trajnerit të Diego Armando Maradonës në Meksikë.

Skuadra e tij Dorados ka mundur 4-1 në transfertë Tapaculën, duke marrë kështu fitoren e parë sezonale në kategorinë e dytë meksikane.

Decizive ka qenë tripleta e Vinicio Angulos, ndërkohë që Maradona e ka përjetuar ndeshjen në stilin e tij gjatë gjithë kohës në këmbë, duke festuar në secilin gol në mënyrën e tij origjinale.

Në fund ai së bashku me skuadrën kanë shkuar në krahun e tifozerisë ultras duke i përshëndetur me duartrokitje, në një format të ngjashme me festimet e përfaqësueses së Islandës.

Top Channel