Në mbledhjen e ditës së sotme të Komisionit për Ekonominë dhe Financat, ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri u shpreh se rruga Elbasan-Tiranë kërkon 138 mln dollarë më shumë nga sa ishte parashikuar në fillim.

“Kostoja e rrugës ka shkuar 450 milionë dollarë, nga 312 që ka qenë e parashikuar”, tha ministri.

Më tej sa i përket mirëmbajtjes së rrugëve, Gjiknuri u shpreh se ka ardhur momenti që të kontribuojnë përdoruesit.

Ai u shpreh se duhen rreth 50 milionë dollarë për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor në vend.

Top Channel