Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 47 vjeçar, i cili dyshohet se ka dhunuar djalin e tij të mitur.

Policia njofton se në pranga është vënë shtetasi Bilbil Dafku. Sipas policisë,arrestimi i tij u bë pasi ka keqtrajtuar dhe ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij të mitur shtetasit D. D., 15 vjeç.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, personit të arrestuar i gjendet dhe një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Top Channel