“Rinia që shpëton”; Historia e anijes “Iuventa” në festivalin e të Drejtave të Njeriut

17/09/2018 15:49

“Rinia që shpëton”, ky është kuptimi që donin t’i jepnin një grup të rinjsh nga Berlini anijes shpëtuese IUVENTA, që ata e krijuan me qëllimin për të shpëtuar ata që largohen nga Afrika në Evropë ne 2016.

Sapo e pa lajmin në një të përditshme regjisori Italian Michele Cinque ju bashkua grupit të shpëtimtarëve dhe prodhoi për 15 ditë me ta në det ne hapur filmin “Iuventa”.

“Një grup djemsh, 20 vjeçarësh, nëpërmjet një shoqërie civile mblodhën 300 mijë euro dhe blenë një peshkarexhë të vjetër të vitit 73 dhe e transformuan në një anije shpëtimi, që u nis me mision në detin Mesdhe për të shpëtuar jetë njerëzore. M’u duk një sjellje shumë e fortë njerëzore idea që dhjetë djem 20 vjeçarë u bashkuan duke menduar që mund të ndikojnë në dinamikat shoqërore”, u shpreh Michele Cinque, regjisor.

Megjithatë ëndrra e tyre nuk ishte edhe aq e lehtë për t’u përmbushur. Pavarësisht fisnikërisë së të projektit, utopia e të miturve duhet të përballet me realitetin e vështirë, plot me politikë që nuk janë në gjendje të ndihmojnë Mesdheun.

“Ne shpëtuam në 15 ditë 2000 njerëz nga deti. Sapo ngjiteshin në bordin e IUVENTA-s ishte kjo ndjesia e gëzimit kolektiv sepse për ta ishte njëlloj si tokë e premtuar, njëlloj si të ishin të sigurt, por në europianët e kishim të qartë që udhëtimi ishte ende i gjatë për ta”, shton Michele Cinque, regjisor.

Iuventa tregon kështu një rrugë të vështirë në përpjekje për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe [el festivalin e ndërkombëtar të të drejtave të njeriut të hënën në mbrëmje.

“Politika është brena historisë, ekonomia është brenda historisë. Ja kemi lënë spektatorit gjykimin”, tha Michele Cinque, regjisor

Top Channel