Banorët e fshatit Boçovë në Fier protestuan këtë ditë të parë të fillimit të vitit të ri shkollor për mbylljen e shkollës së fshatit.

Prindërit e 24 fëmijëve kundërshtojnë mbylljen e shkollës 9-vjeçare në fshatin Boçovë dhe transferimin e tyre në shkollën e fshatit Bishan. Ata thonë se kanë dorëzuar edhe një peticion pranë drejtorisë arsimore për mos mbylljen e shkollës.

Në mbështetje të protestuesve ishte edhe deputeti demokrat, njëkohësisht kryetari i degës së PD Fier, Luan Baçi, i cili thotë se vendimi i marrë nga institucionet arsimore është i padrejtë.

Në ditën e parë të shkollës, fëmijët u transportuan nga fshati Boçovë në shkollën e fshatit Bishan me autobusin e vënë në dispozicion nga bashkia.

Top Channel