480 mijë nxënës u ulën sot në bankat e shkollës, nga të cilët rreth 32 mijë fëmijë shkuan për herë të parë në shkollë, duke nisur klasën e parë.

Për të folur për situatën e arsimit në vend, e ftuar ditën e sotme në “Top Talk”, emision i drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

E pyetur se pse ka një dispropocion krahasuar infrastrukturën, por jo vetëm, të shkollave në kryeqytet me ato në rrethe e më keq akoma në zonat e thella, ministrja ia vuri fajin edhe bashkëpunimit me pushtetin vendor.

“Vështirësitë ka si në rrethe ashtu edhe në Tiranë. E rëndësishme është që ne të flasim dhe t’i zgjidhim problemet. Kam shkelur në të gjitha qarqet e vendit. Është standard i imi që të shkojë në çdo shkollë. Nëse do t’i kishim të gjitha shkollat si “Kosova” nuk do të ishim kështu si jemi. Ne kemi bërë maksimumin e mundshëm krahasuar me situatën që kemi gjetur. Opozita është i lirë të zgjedhë të bazohet te baltosja apo te shifrat. Edhe sot që flasim janë 26 shkolla të reja të standardeve europiane, të rikostruktuara. Infrastruktura e re do të kthehej në zero nëse do të vijonim me ato tekste që kishim, me gabime dhe të papërshtatshme për moshën e fëmijëve. Unë e drejtoj gishtin nga vetja për problemet. Bashkëpunimi me pushtetin vendor nuk ka qenë i duhuri në disa rrethe. Angazhimi i kryetarit të bashkisë së Tiranës ka qenë i duhuri, por nuk ka ndodhur kështu në çdo zonë”, u shpreh ministrja.

  Ministrja Nikolla flet me superlativa për Arsimin, por s’ka një notë

Top Channel