Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Foxha të Italisë pasi u kapën duke transportuar 800 kg hashash.

Të arrestuarit, Marsel Brakollari dhe Xhuliano Haxhiraj, e kishin fshehur lëndën narkotike në furgon.

Mediat italiane thonë se policia i ka bërë thirrje shoferit që të ndalojë, por ai ka shtuar shpejtësinë dhe shqiptarët janë kapur pas një ndjekjeje të gjatë.

Në furgon kanë qenë edhe dy persona të tjerë, të cilët kanë mundur të largohen nga furgoni dhe të humbin gjurmët në errësirë.

Mendohet se vlera e drogës së sekuestruar është rreth 6 milionë euro.

Top Channel