Një 39-vjeçar është arrestuar nga forcat policore të Lushnjes, pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje.

Xheni Xhumari, 39 vjeç nga Lushnja, është arrestuar në flagrancë në lagjen “Karbunarë e Madhe”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin Benz të tij është gjetur një armë zjarri pistoletë pa leje brenda në çantën e dorës, si dhe një krëhër, 14 fishekë pistolete dhe 4 fishekë arme gjahu, që të gjitha të sekuestruara në cilësinë e provës materiale.

Ndaj tij rëndojnë tashmë veprat penale të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, si dhe “prodhimi e mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe ato sportive”, materialet për të cilat i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Lushnjes.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel