“Kriminelët mariachi” ekzekutojnë 3 persona në zonën turistike

15/09/2018 11:13

Të paktën 3 persona janë vrarë nga autorë të veshur si muzikantë tradicionalë (Mariachi) në Mexico City, ndërsa 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Personat e armatosur kanë hapur zjarr në një zonë e cila është një atraksion i madh turistik i mbushur me “mariachi”.

Pasi kanë kryer sulmin, autorët janë larguar me shpejtësi me motoçikleta.

Sheshi Garibaldi, ku ndodhi sulmi, kufizohet me zonën famëkeqe të Tepito, shtëpi për bandën e dhunshme “La Union” të drogës.

Top Channel