Barcelona vuajti në stadiumin e rinovuar ‘Anoeta’ në përballjen me Real Sociedad, por në fund ia doli të fitojë ndeshjen e katërt në po kaq javë të kampionatit spanjoll.

Kampionët e Spanjës e mbyllën ndeshjen 2-1 në favorin e tyre edhe pse nuk zhvilluan lojën e tyre më të mirë.

Sociedad mori avantazhin në minutën e 13 me Elistondon, por Barcelona përmbysi gjithçka në pjesën e dytë me Luis Suarez dhe më pas me Ousmane Dembele dhe tani ka 12 pikë.

Top Channel