Bullizmi në shkolla, ngjarje dramatike në Britani- FOTO/VIDEO

14/09/2018 22:43

Një 11-vjeçar ka pësuar dëmtime të rënda pasi disa fëmijë të tjerë, më të mëdhenj në moshë, e kanë detyruar që rikrijojë “Rrotullimin e vdekjes”.

Tyler Broome, nga Nottinghamshire ka pësuar dëmtime të rënda në sy, e me shumë mundësi me dëmtime në tru, pasi disa djem më të rritur e kanë detyruar që të rrijë mbi “diskun rrotullues”, teksa ata me anë të një motori i japin shpejtësi shumë të madhe.

Pasi e kanë filmuar të gjithë skenën dhe e kanë publikuar në rrjetet sociale, ata e kanë lënë të miturit pa ndjenja në parkun e lojës ku u gjet më vonë nga kalimtarë të rastit.

Policia ka marrë nën hetim rastin, e tashmë pritet edhe ndëshkimi i fëmijëve të tjerë, të cilët janë po ashtu të mitur.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel