Vendimi i PE-së, Rama: Kosova, dhe për pak kohë i vetmi vend me viza për në Europë

13/09/2018 14:04

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin e Parlamentit Europian për heqjen e vizave për Kosovën. Në një postim në Twitter, Rama thotë se PE e hoqi nga vetja “njollën me të cilën Europa ka kaq vjet që cënon flamurin e vet”.

“Shyqyr që Parlamenti Europian e hoqi nga vetja njollën me të cilën Europa ka kaq vjet që cënon flamurin e vet duke mos hequr vizat për Kosovën!Kosova mbetet dhe për pak kohë i vetmi vend me viza për në Europë, por kjo e sotmja është një hap për t’u përshëndetur sidoqoftë”, shkruan Rama.

Top Channel