Vendimi i PE, Gjosha: Përgjigja më e mirë për debatin për ridizejnimin e kufijve Kosovë-Serbi

13/09/2018 13:40

Ish ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha e cilëson një lajm të mirë miratimin e liberalizimit të vizave me Kosovën nga Parlamenti Europian, duke e quajtur si përgjigjen më të mirë për debatin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Parlamenti Europian sapo ka votuar pro liberalizimit të vizave me Kosovën. Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për një popull që ka lëvizur i lirë atëherë kur të gjithë ne kishim mure dhe sot në 2018 ende diskutohet lëvizja e tyre e lirë. Kjo është përgjigjia më e mirë që mund t’i jepet debatit të fundit lidhur me ridizenjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ballkani nuk ka nevojë për më shumë kufij por për një bashkëjetesë më të mirë mes tij dhe Bashkimit Europian. Shpresoj shumë që të gjitha institucionet e tjera Evropiane dhe sidomos Keshilli i Ministrave të BE të miratojë këtë vendim të sotëm të Parlamentit Evropian”, thotë Gjosha në një status në Facebook.

Top Channel