Teatri Kombëtar ka qenë një çështje e nxehtë në sesionin e kaluar parlamentar, e është trashëguar edhe në sesionin e ri.

Në “Open” kreu i qeverisë tha se letra e Bashkimit Europian e tha qartë që janë pro ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.

“Letra e thotë qartë, që nuk ka gjë me ndërtimin e Teatrit, por vetëm ka problem tek mënyra e marrjes nga kjo kompani. Është dritë jeshile për procesin. Ne do adoptojmë të gjitha sugjerimet që ka dhënë KE. Ne do ta hapim garën siç thotë Brukseli” u shpreh Rama.

I pyetur nga Eni Vasili nëse do të hapet garë, Rama u përgjigj: “Do ndodhi që një kompani tjetër duhet të marrë prokurat e pronësisë dhe të vij të ndërtojë Teatrin”.

Top Channel