Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) ka braktisur koalicionin qeverisës, duke zyrtarizuar atë që Shpëtim Idrizi kishte deklaruar disa orë më parë në emisionin “Top Talk”, të gazetarit Denis Dyrnjaja, por kjo nuk është aspak dëshira e 3 deputetëve të zgjedhur një vit më parë nën logon e kësaj partie.

PDIU doli në opozitë, por jo tre përfaqësuesit e saj në Parlament. Deputetja e Dibrës, Reme Lala konfirmoi sot qëndrimin e deklaruar që në zgjedhje se do të jetë pjesë e mazhorancës së Edi Ramës.

Elena Xhina ka shpallur se do të jetë e pavarur, e po ashtu edhe Dritan Bici, i cili për Top Channel thotë se e mori vendimin që në momentin e parë që ka qenë deputet, dhe se PDIU është larguar nga ai, pasi siç shprehet e ka mbështetur partinë e Shpëtim Idriziz për shkak se ishte në koalicion me PS.

Të tre deputetet ishin sot në Kuvend në krah të socialistëve.

Top Channel