Namik Dokle marton djalin, Bleroni dhe Ornela betohen para kryebashkiakut Veliaj

13/09/2018 10:04

Bleron Dokle, djali i ish-deputetit socialist, Namik Dokle i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar me martesë dashurinë e tij me Ornela Belën.

Por përveç festës së tyre familjare, ata kanë zhvilluar edhe një ceremoni zyrtare, teksa i janë betuar njëri-tjetrit për dashuri të përjetshme përpara kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ceremonia është zhvilluar në tarracën e gjelbër të Bashkisë Tiranë dhe pjesë e saj ishin edhe familjarët e dhëndrit dhe nuses, të cilët u bënë dëshmitarë të këtij momenti të veçantë. I pranishëm ishte edhe ish -deputeti, Namik Dokle, i cili i rrethuar edhe nga mbesat dhe nipërit e tij nuk e fsheh gëzimin e tij për martesën e djalit të tij.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel