Liberalizohen vizat për Kosovën, Basha përshëndet votimin e PE-së

13/09/2018 13:31

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përshëndeti “votimin e Parlamentit Europian për lëvizjen pa viza të qytetarëve të Kosovës në BE”.

Në një postim në Facebook, Basha shkroi: “Ky votim i njeh qytetarëve të Kosovës një të drejtë të merituar dhe dinjitet të barabartë në rajon. Votimi i PE është mbështetje e qartë për Kosovën dhe perspektivën e saj europiane”.

Top Channel