11 persona kanë humbur jetën dhe 44 të tjerë janë plagosur pasi një makinë u fut mes njerëzve në një shesh në Hengyang.

Mësohet se shoferi i makinës më pas ka sulmuar njerëzit me thikë, duke kërkuar “hakmarrje” ndaj shoqërisë për dënimet e mëparshme penale.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës.

Autori i ngjarjes njihet si një person me rekorde të mëparshme kriminale dhe i dënuar për drogë, vjedhje dhe sulme ndaj personave.

Top Channel