Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u takua paraditen e së mërkurës me homologun e tij shqiptar, Gramoz Ruçi. Pas takimit, kryetarët e kuvendeve dolën në një konferencë për shtyp, aty ku Veseli theksoi se “territori i Kosovës është i panegociueshëm”.

“Kosova po shkon në dialog për moscenim të integritetit territorial. Nuk ka asnjë opsion tjetër. Ajo që e pengon Kosovën është mungesa e unitetit. Asnjë deklaratë nuk e dëmton më shumë Kosovën sesa mungesa e unitetit. Të jenë bashkë pozita dhe opozita që të kemi një konsensus”, u shpreh Veseli.

Ndërsa Gramoz Ruçi tha: “Shqipëria mbështet pa rezerva dialogun Kosovë-Serbi. Kjo është platforma e duhur për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Zgjidhja të jetë e drejtë, e pranueshme dhe afatgjatë”.

Top Channel