Jo vetëm Gattuso, por i gjithë mjedisi kuqezi u trodh mbrëmjen e kaluar kur në minutën e 34 të ndeshjes së Shpresave mes Italisë dhe Shqipërisë, Cutrone u detyrua të lërë fushën e lojës për shkak të një probleme me kyçin e këmbës së majtë.

Por për fat të mirë për Cutronen, pas kontrolleve të zhvilluara ditën e sotme, ka rezultuar se asgjë nuk ishte serioze dhe lojtari do të jetë i gatshëm për trajnerin Gattuso që në ndeshjen e kësaj jave ndaj Cagliarit mbrëmjen e së dielës.

Ndërkohë sa i përket sfidës së një nate më parë, edhe pa Cutronen në fushën e lojës, Italia fitoi 3-1 ndaj Shpresave të Shqipërisë, ku golin e vetëm për kuqezinjtë e shënoi Vrijoni.

Top Channel