Të gjithë në radhë për sytë. Fëmijë e pacientë presin doktorin në spitalin e Laçit

12/09/2018 10:59

Vetëm tre ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, në Spitalin e Laçit ka një dyndje nxënësish për të kryer kontrollet mjekësore të detyrueshme.

Por, duket se askush nuk e ka të lehtë të kryejë procedurat.

Qytetarët që prisnin kanë dërguar këtë mëngjes në “Ti raporton” pamje nga radha te okulisti.

Është për të ardhur keq, thotë qytetari, se si fëmijët janë të detyruar të rrinë në radhë për të kryer kontrollet, ndërkohë që, siç raporton ai, mjeku nuk ishte paraqitur ende në punë.

Top Channel